Xhudistja Majlinda Kelmendi është dekoruar sot me urdhrin “Shotë Galica”, shkruan Gazeta Metro.
Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.
Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin “Shotë Galica”, për nderë të suksesit të madh të saj në fushën e sportit.
Trajneri i Majlindës, Driton Kuka tregoi detaje para pensionimit të xhudistes.
“Po e flas nje detaj të rëndësishëm, për ndjenjat e një trajnerit, kur është përball një pensionimi të një sportisteje si Majlinda. Një shtet ka prit prej xhudos me u kthy me medalje nga Tokio 2020. Ngarkesa që Majlinda ka me lënë xhudon, më ka bërë mua shume më shumë të ngarkuar. Është dashtë qe krejt këto me i mbajt në vete. E ngushëlloja veten duke i thënë se ndoshta do ta bindi ta vazhdojë karrierën. Majlinda ka arritur gjithcka që mund të arrihet”, tregoi Kuka.
Majlinda Kelmendi fitonte medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e Kosovës, në Lojërat Olimpike në Rio De Janeiro. /gazetametro.net