Loading…

Shpërthen kolera në Jemen, dhjetëra viktima

  • 09/05/2017 | 16:32

Shpërthen kolera në Jemen, dhjetëra viktima

Sëmundja e kolerës në shtetin afrikan të Jemenit ka vrarë 25 persona gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Jemeni gjendet në një krizë të thellë humanitare që dy vite për shkak të konflikteve dhe luftës së zhvilluar mes lëvizjes Houthi të mbështetur ngaa Irani dhe ushtrisë së mbështetur nga Arabia Saudite deh Qeveria që njihet ndërkombëtarisht.

Nevio Zagaria nga OBSH thotë se shteti po përballet me riaktivizim të epidemisë së kolerës, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net

“Kjo po shkaktohet për shkak të dy viteve të luftës dhe po ka ndikim në infrastrukturë dhe kualitet të ujit, që është një prej shkaktarëve kryesorë të përhapjesë së kolerës”, ka thënë Zagaria.

Gjatë këtij konflikti, në Jemen vetëm nga sëmundja e kolerës kanë vdekur 130 njerëz dhe janë regjistruar 27 mijë raste të tjera. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë