Loading…

Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar në Fushë Kosovë

  • 16/05/2017 | 10:48

Shpërthen bombola e gazit, dy të lënduar në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka shpërthyer një bombolë gazi dhe janë lënduar dy persona.

“Në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Sipas policise, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë