Loading…

Shpërndahen fletëvotimet nëpër komuna

  • 05/10/2019 | 08:41

Shpërndahen fletëvotimet nëpër komuna

Përgatitjet për zgjedhjet e 6 tetorit tashmë janë kryer, dhe sot po shpërndahen fletëvotimet nëpër komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto momente ka nisur shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga depo qendrore e KQZ-së për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve. Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, kurse, numri i qendrave të votimit është 895.

Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë