Loading…

Shpërlarje truri, rusi i zënë rob: Na thanë se Ukraina e sulmoi Rusinë

  • 25/02/2022 | 16:18

Shpërlarje truri, rusi i zënë rob: Na thanë se Ukraina e sulmoi Rusinë

Rusët që janë zënë nga ushtria ukrainase deri më tash, kanë thënë se ata u nisën në sulm kundër Ukrainës pasi iu tha nga komandantët se kjo e fundit e kishte sulmuar Rusinë, transmeton Gazeta Metro.


Ishte paralajmëruar nga inteligjenca amerikane se Putini do të shpikte pretekste për t’u futur në Ukrainë dhe sipas rusëve të kapur nga ushtria e Ukrainës, ata u njoftuan se duhet të sulmonin fqinjin pasi që Rusia u sulmua nga Ukraina.

Putin pretekstin e kishte gjetur te të ashtuquajturat republika të Donbasit, të cilat kishin kërkuar ndihmë nga Rusia për t’i luftuar ‘nazistët’ ukrainas.

Shumë nga ushtarët rusë madje as që kishin qenë të vetëdijshëm që po futen në Ukrainë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë