Loading…

Shpend Ahmetit ‘i pengojnë’ analistat e ftuar në emision: Ata tallen pak me të, ‘pije një coca-cola zero’

  • 25/05/2022 | 22:14

Shpend Ahmetit ‘i pengojnë’ analistat e ftuar në emision: Ata tallen pak me të, ‘pije një coca-cola zero’

Në Pressing në T7, është lexuar një deklaratë e ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po kritikonte nëpërmjet Twitterit të ftuarit e emisionit. Aty po debatohej për mundësinë e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti Pensional i Kosovës.


Kritika e Ahmetit e publikuar në Twitter u lexua nga autori i emisionit, derisa nxiti reagimin e mëjhëhershëm të analistëve në studio.

“Në njërën anë të debatit dy deputetë propozzes të tërheqjes së parave nga trusti – asnjani ekonomist Në tjetrën anë tre analistë – asnjani ekonomist. Pyetja e cila po debatohet në fakt nuk është debat. A kanë qef me marr pare qytetarët? Po. Diskutimi ekonomik është diçka tjetër”, tha Ahmeti.

“Si ekonomist e ke kënaq komunën e Prishtinës, thuaji”, reagoi gazetari Parim Olluri.

“Faleminderit, pije edhe një coca-cola zero”, tha deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

“Ne i kallxojmë se veç punën tonë në Kuvend po e bëjmë”, shtoi Eliza Hoxha.

“Shpendi është ithrar i këtyre se gjithqysh duhet me qenë ekonomist, herë ekspert i negociatave kur lypke me u bo kryenegociator e herë i ekonomisë, e herë asaj sirenës që e testojke”, theksoi gazetari Valon Syla.

“Unë s’jam ekonomist por kam përvojë menaxhimi nëpër firma private dhe unë personalisht kam dyshuar përpara por kërkesa e madhe. Unë vetë si kam tërheq por dikush është nevojli. Kjo vjen si pasojë e impotencës së qeverisë. Kjo qeveri i ngjanë qeverisjes 1 të Shpend Ahmetit”, tha Syla.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë