Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politik.
Në këtë takim miqësor u diskutuan konkretisht shumë çështje që ndërlidhen me nevojat e kësaj shoqate, si dhe me trajtimin e ish të burgosurve politik në Prishtinë.
Nga ky takim dolën një varg kërkesash dhe sugjerimesh, me të cilat do të merret Komuna e Prishtinës, në mënyrë që të lehtësohet sa më shumë puna e kësaj shoqate.
Në komunikatën e dërguar nga Komuna e Prishtinës thuhet se ata do të thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin me Shoqatën e të Burgosurve Politik, si dhe do t’iu del në ndihmë edhe në koordinimin dhe planifikimin e aktiviteteve të ndryshme.