Loading…

Shpend Ahmeti tregon se a do të hyjë PSD në qeveri

  • 19/02/2019 | 12:59

Shpend Ahmeti tregon se a do të hyjë PSD në qeveri

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas diskutimeve të analistëve politik se partia e tij mund të hyjë në qeveri duke thënë se nuk ka patur ndonjë takim apo diskutim lidhur me këtë gjë, transmeton Gazeta Metro.

Tutje ai ka folur edhe për taksen ku ka thënë se partia tij vazhdon të mbaj qëndrimit se duhet të merret një vendim I përbashkët

‘Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pasë as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë’, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se siç i ka thënë LDK-së dhe VV-së se PSD-ja nuk do ta ndihmojë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës, njësoj i ka thënë edhe PDK-së, se nuk do ta ndihmojë që ta rrëzojë e as kërcënojë AAK-në, për t’i bërë presion kryeministrit Haradinaj për largim të taksës.

‘Vazhdojmë të mbajmë qëndrimin që për taksën duhet të merret vendimi i përbashkët, ku edhe presionin edhe kritikat do t’i bartim bashkë. Taksa është e drejtë dhe është vendimi i parë pas të gjitha sulmeve që ka bërë Serbia ndaj nesh. Ne jemi të interesuar të dialogojmë me Serbinë sipas platformës që kemi aprovuar, por Qeveria ka të drejtë të marrë vendime për ta mbrojtur interesin e shtetit tonë’, ka shkruar Ahmeti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po lexoj nëpër media se analistët po thonë se e parashikojnë prishjen e koalicionit, dhe qeveri të re (pa zgjedhje) me LDK dhe PSD.

Përderisa për LDK-në nuk mund të flas, sa i përket PSD-së, mund të konfirmoj se nuk ka pas as edhe një takim apo diskutim për këtë gjë.

Ne kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim mbështetje politike për taksën dhe jemi pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun. I kemi thënë edhe LDK-së e VV-së, se nuk do ta ndihmojmë Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë për shkak të taksës. Tani i themi edhe PDK-së se me ndihmën tonë nuk do ta rrëzojnë e as kërcënojnë AAK-në – si presion ndaj Kryeministrit për ta larguar taksën.

Vazhdojmë të mbajmë qëndrimin që për taksën duhet të merret vendimi i përbashkët, ku edhe presionin edhe kritikat do t’i bartim bashkë. Taksa është e drejtë dhe është vendimi i parë pas të gjitha sulmeve që ka bërë Serbia ndaj nesh. Ne jemi të interesuar të dialogojmë me Serbinë sipas platformes që kemi aprovuar, por Qeveria ka të drejtë të merr vendime për ta mbrojtur interesin e shtetit tonë.

Dialogu me Serbinë është çështje tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si në aktualitet ashtu edhe në potencialitet. Prandaj, vendimet për të duhet të synojnë përherë koncensualitet dhe të përfshijnë të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën. Protagonizmi e personalizimi i këtij procesi as nuk është i mundshëm dhe do të ishte tejet i dëmshëm, ka shkruar Ahmeti në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë