Loading…

Shpend Ahmeti ia hedh topin kryeministrit për heqjen e flamurit ‘te rrethi’

  • 11/02/2018 | 23:24

Shpend Ahmeti ia hedh topin kryeministrit për heqjen e flamurit ‘te rrethi’

Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka hedhur topin Qeverisë së Kosovës për heqjen e flamurit kombëtar dhe vendosjen e atij shtetëror në hyrje të kryeqytetit.


Ai është thirrur në dy ligje të Kosovës për simbolet shtetërore dhe për protokollin e shtetit, shkruan gazetametro.net.

Ahmeti ka cituar ligjin ku thuhet se në raste festash protokolli detyron kryeministrin që me anë të një komisioni të vendos rreth vendosjes së simboleve shtetërore.

Po ashtu, në ligj citohet edhe pjesa ku thuhet se vendosja e simboleve shtetërore bëhet me autorizimin e kryeministrit.

‘Besoj se dihet që 10 vjetori është eveniment shtetëror’, ka thënë Shpend Ahmeti duke u munduar ta heqë nga vetja përgjegjësinë.

Ndërkohë, komuna e Shpend Ahmetit kishte reaguar shpejt kur nga aty ishte larguar flamuri kombëtar me një simbolikë të një artisti.

Ndryshe, ditëve të fundit është hapur një debat ku kërkohet heqja e flamurit kombëtar nga vendi i njohur si ‘te rrethi’ dhe vendosja e atij shtetëror./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë