Loading…

Shpend Ahmeti i ‘pa interesuar’ për Ligjin për Prishtinën

  • 16/12/2016 | 10:42

Shpend Ahmeti i ‘pa interesuar’ për Ligjin për Prishtinën

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, të premten ka dështuar ta takojë kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, edhe pse këtij të fundit i kishte shkuar te zyra për të biseduar për Ligjin për Prishtinën.


Megjithatë Gecaj ka takuar kryesuesin e Asamblesë Komunale, Halim Halimi i cili vjen nga LDK.

Gecaj pas takimit me kryesuesin Halimi, tha se ka tre muaj që i ka bërë kërkesë për takim kryetarit Ahmeti, por ai nuk ka pranuar, raporton gazetametro.net.

“Refuzimi për takim nga Ahmeti ka ardhur vazhdimisht me arsyetime objektive”, ka thënë Gecaj.

Ndërsa, menjëherë para gazetarëve është shfaqur edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili deklaratat e zv.ministrit Gecaj i ka quajtur rrena, duke thënë se takimi është kërkuar vetëm para një jave e jo para tre muajve.

Tahiri këtë takim e ka quajtur të panevojshëm pasi sipas tij drafti për këtë projektligj është gati dhe se krejt çka duhet është që ai draft të shkoj dhë Kuvend dhe të votohet.

“E vërteta e këtij ligji është se tashmë drafti është gati, dhe se takimet teknike dhe politike kanë përfunduar. Ministria e Gecajt tashmë po bënë vetëm spektakël mediatik. Këtë ligj me qëllim nuk e kanë futur në buxhetin e vitit të ardhshëm, me qëllimin që të përfundojë ky mandat i qeverisjes në komunë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij qeveria me qellim po do që ta dëmtojë qenverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, Halim Halimi, u shpreh se ky ligj është me vonesë të madhe, dhe është dashur që të prcedohet  edhe më herët por tash procedurat kanë pasur ecje.

Ligji për Prishtinën është zvarritur me vite të tëra. Në kohën kur LDK qeveriste me komunën e Prishtinës, ndërsa në nivel qëndror ishte në opozitë, kritikonte PDK’së se po e zvarriste këtë ligj.

Ligji për Prishtinën, parashihet të jetë një ndihmesë e madhe për kryeqytetin, për faktin se do të trajtohej më me prioritet se sa komunat tjera, duke përfituar mbështetje më të madhe nga niveli qendror. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë