Kryetari i Komunës së Prishtinës, i ka numëruar dështimet Qeverisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Ahmeti ka përmendur, murin në Mitrovicë, PISA’n dhe mos liberalizimin e vizave, ndërsa ka ironizuar me kodin telefonik.
Shkrimi i tij i plotë:
Brenda pak javësh u ndërtua muri në Mitrovicë, nuk u liberalizuan vizat, dolen rezultatet e PISA per gjendjen në arsim, e sot u konfirmua se humbëm dhjetëra/qindra miliona nga ndihmat e ShBA për shkak të mosluftimit të korrupcionit. A nime harrova, Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinen automome të “Kosoves dhe Metohisë”.