Loading…

Shpend Ahmeti bëhet me parti të re

  • 26/04/2018 | 17:44

Shpend Ahmeti bëhet me parti të re

Grupi i Pavarur i Deputetëve në Kuvendin e Kosovës pritet që shumë shpejt të dalin përfundimisht me subjektin e ri të tyre politik. Shqipe Pantina, pjesë e këtij grupi ka treguar se në fillim të muajit janar do të bëhët i ditur emri i këti subjekti, ku pjesë e saj do të jetë edhe kryetari i Pirshtinës, Shpend Ahmeti, shkruan gazetametro.net.

Deputetja nga Grupi i Pavarur i Deputetëve, Shqipe Pantina, ka treguar se që në fillim të muajit janar ky grup do të bënë të ditur emrin e partisë që do të i përfaqësoj ata, po ashtu ajo po beson se këtij subjekti do të i bashkohet edhe Shpend Ahmeti, ka thënë Pantina.

“Në fillim të muajit janar do të bëhët i ditur emri i subjektit të partisë tonë, tani jemi në kordinim me deputetët në lidhje me emrin që do të vihet, dhe jemi duke punuar intensivisht rreth kësaj çështjeje, po ashtu këti subjekti deputetja po beson se do të i bashkohet edhe Shpend Ahmeti”, tha Pantina në emisionin FAKT Plus, shkruan gazetametro.net.

Shqipe Pantina se bashku me 11 deputetë janë larguan nga Lëvizja Vetëvendosje për të krijuar Grupin e Deputetëve të Pavarur të udhëhequr nga Dardan Sejdiu.

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë