Toka përgjatë vitit 2020 u rritullua më shpejt se zakonisht. Planeti ynë the rekordin për ditën më të shkurtër astronomike gjatë vitit që lam pas, transmeton Gazeta Metro.
Që nga viti 1973 e deri në vitin e kaluar, dita më e shkurtër ka qenë dita e 5 Korrikut të vitit 2005, kur rrotullimi i Tokës zgjati 1.0516 milisekonda dhe ky rekord u thye me me 19 Korrik të vitit 2020 kur planeti përfundoi rrotullimin për 1,4602 milisekonda më shpejt se 86,400 sekonda sa është koha mesatare e një rrotullimi të plotë të tokës.
Për të arritur këtë përfundim shkencëtarët në këto matje kanë marrë 28 ditët më të shkurtëra që nga viti 1960.
Gjatësia mesatare e një dite mund të ndryshojë në milisekonda. Matja e ndryshimeve bëhet duke matur rrotullimin e Tokës në krahasim me objektet astronomike për të llogaritur ditën mesatare diellore.
Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve nga Sherbimi Ndërkombëtar i Rrotullimit dhe Referencës së Tokës në Francë, ata kanë thënë se rrotullimi i Tokës në vazhdimsi ndryshon për shkak të bërthamës së saj komplekse,atmosferës , oqeaneve dhe shumë elementeve tjera të cilat mund të kenë ndikim kaq të madh. //gazetametro.net