Xhudisti kosovar, Shpat Zekaj, është mposhtur në çerekfinale kundër xhudistit serb, Aleksandar Kukolj, transmeton Gazeta Metro.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë Shpat Zekaj ka pësuar disfatë ndaj serbit, Aleksandar Kukolj.
Mirëpo, Zekaj rrugën drejt medaljes së bronztë do ta vazhdojë përmes repasazhit.
Ai më herët mposhti në duelin e tij të parë në kategorinë deri në 100 kilogramë me ippon garuesin nga Italia, Enrico Bergamellin.
Kujtojmë që në xhudo kanë siguruar medalje të arta në kategorinë e femrave, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ndërsa medalje të bronztë ka arritur garuesi, Akil Gjakova. /gazetametro.net