Burgim me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti, u janë shqiptuar sot dy ish – ministrave të Kulturës Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Po ashtu fajtor janë shpallur edhe aktori Armond Morina dhe Producenti Nehat Fejza.
Dy të fundit madje do t’i kthejnë Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport edhe shuma të parave. Morina ka për detyrë që t’ia kthejë MKRS-së 100 mijë euro, ndërsa detyrimi prej 188 mijë eurove i është ngarkuar Nehat Fejzës./gazetametro.net