Loading…

Shovinizëm edhe në sport: Federata maqedone përjashton Shkëndijën nga gara

  • 03/06/2026 | 23:18

Shovinizëm edhe në sport: Federata maqedone përjashton Shkëndijën nga gara

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh.


Vendimi vjen pavarësisht sqarimeve të klubit tetovar, i cili kishte deklaruar se futbollistët nuk e kishin dëgjuar thirrjen për ceremoninë e ndarjes së medaljeve. Megjithatë, organet disiplinore të Federatës kanë vlerësuar se ka pasur shkelje serioze të rregulloreve.

Sipas vendimit, 15 mijë euro janë caktuar si ndëshkim për përdorimin e mjeteve piroteknike në tribunë. Një tjetër gjobë prej 10 mijë eurosh lidhet me koret dhe sloganet e konsideruara të papërshtatshme nga organizatorët.

Ndërkohë, një baner me përmbajtje që autoritetet e futbollit e kanë cilësuar si naziste ka sjellë një sanksion shtesë prej 20 mijë eurosh.

Ndërkaq, në ndeshjet sportive dhe aktivitetet publike në Maqedoninë e Veriut, shfaqja e parullave dhe thirrjeve me gjuhë urrejtjeje nga tifozët maqedonas shpesh ka nxitur reagime të ashpra. Këto incidente shpesh kanë mbetur pa ndëshkime adekuate, duke shkaktuar zemërim dhe akuza për standarde të dyfishta nga institucionet shtetërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë