Loading…

Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, policia e gjobit nëpërmjet fotografive që mori nga qytetarët

  • 12/06/2021 | 20:21

Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, policia e gjobit nëpërmjet fotografive që mori nga qytetarët

Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët për ngasësit e pakujdesshëm në komunikacion, ku forcat e rendit për bazë po marrin fotografitë dhe po gjobisin ata.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.

“Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Policia  e Kosovës Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan falenderon të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribojnë në preventimin e aksidenteve me  informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos ketë aksidente.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë