Loading…

Shoferi godit këmbësorin në ‘zebra’ në Ferizaj dhe ik me shpejtësi pa i dhënë ndihmë

  • 09/12/2021 | 10:38

Shoferi godit këmbësorin në ‘zebra’ në Ferizaj dhe ik me shpejtësi pa i dhënë ndihmë

Një këmbësor është goditur para dy dite në Ferizaj nga një veturë. Shoferi pasi ka goditur këmbësorin në vendkalimin e këmbësorëve, nuk është ndalur fare për t’i ofruar ndihmë dhe ka ikur, shkruan Gazeta Metro. 


Të shpeshta janë rastet e aksidenteve në trafik. Kësisoj disa nga këto aksidente kanë përfunduar shpesh herë me të lënduar deri edhe në viktima.

Një këmbësorë së fundi është goditur nga vetura në Ferizaj, por të njëjtit nuk i është dhënë fare ndihma e nevojshme mjekësore dhe drejtuesi i makinës nuk ka ndaluar fare të merret me rastin.

Në disa video dhe fotografi të publikuara në Facebook në grupin ‘Marakli t’kerreve’ theksohet se aksidenti ka ndodhur në Ferizaj me datën 07.12.2021 në ora 20:46.

Publikuesi i pamjeve ka uruar që dikush të merret me këtë rast dhe t’i ofrohet ndihma e duhur këmbësorit në këtë rast.

Më poshtë keni pamjet e publikuara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë