Loading…

Shofer fatlum: Policia e Kosovës i shqipton gjobë, por e bën me veturë të vitit 2020

  • 05/12/2019 | 16:20

Shofer fatlum: Policia e Kosovës i shqipton gjobë, por e bën me veturë të vitit 2020

Një qytetar sot është gjobitur nga Policia e Kosovës dhe e cila ka bërë një gabim të madh, duke i’a shënuar vitin e veturës 2020, transmeton Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka bërë një gabim të çuditshëm në një prej tiketave të shqiptuara sot, për një shofer.

Në grupin ‘SpeedomaniaKS’ në Facebook, një anëtar ka publikuar një gjobë të cilën e ka marrë sot nga Policia, ku tregon se vitin e veturës së tij ata e kanë shënuar viti 2020.

Ende pa hyrë në vitin 2020, Policia e ka ‘bërë’ atë me veturë të re.

Ky ka qenë një lëshim i Policisë, por që shoferi nuk ka ngurruar ta paraqes këtë problem.

Shoferi në këtë rast është dënuar me 50 euro gjobë të kundërvajtjes, për tejkalim të shpejtësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë