Pas rreth dy orësh takim mes dy liderëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ajo që u deklarua se s’ka pajtim për marrëveshje por ka një ujdi për t’u përpjekur për një marrëveshje, transmeton Gazeta Metro.
“Folëm për stabilitetin e domosdoshëm institucional në Republikën e Kosovës dhe shmangien e domosdoshme e zgjedhjeve të ardhshme të zgjedhjeve me radhë, të katërtat në më pak se një vit e gjysmë” tha Abdixhiku pas takimit dhe shtoi se në këtë fazë janë dakorduar që të vazhdojnë me diskutime.
Ai e theksoi se nuk ka asgjë për t’u prezantuar ende e as mund të flasin për hollësi por se po flasin për bashkërendim të parimeve. I pyetur nëse ka mbështetjen e partisë ai tha se s’ka asgjë tani për tani për t’iu prezantuar atyre që të miratojnë më pas.
“Për marrëveshje të mirë jemi të unifikuar”, ka thënë ai kur u pyet për mosmarrëveshjet në LDK.
Kreu i LVV Kurti pak para Abdixhikut deklaroi se po flasin për një ‘ndërmarrje të gjerë” me LDK’në me një qasje mjaft më pozitive se sa është parë deri më tani./gazetametro.net