Loading…

Shkurti i ‘zi’ për çiftet: Më pak lindje e martesa, më shumë shkurorëzime

  • 15/04/2026 | 14:07

Shkurti i ‘zi’ për çiftet: Më pak lindje e martesa, më shumë shkurorëzime

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për muajin shkurt 2026, që tregojnë zhvillimet demografike në vend, nga lindjet e deri te shkurorëzimet, shkruan Gazeta Metro.


Shkurti i vitit 2026 sjell një pasqyrë interesante të jetës në Kosovë, më pak foshnja që lindin, më pak çifte që thonë po, por më shumë martesa që marrin fund.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë për një muaj me rënie në lindje e kurorëzime, ndërsa shkurorëzimet shënojnë rritje të ndjeshme.

Gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2,002 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës.

Prej tyre, 1,030 janë meshkuj dhe 972 femra. Krahasuar me janarin 2026, numri i lindjeve ka shënuar rënie prej 13.3%.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 901 raste të vdekjeve, ku 463 janë meshkuj dhe 438 femra.

Numri i vdekjeve ka rënë për 21.2% krahasuar me muajin paraprak.

Sa i përket jetës familjare, në shkurt janë regjistruar 969 kurorëzime, duke shënuar një ulje të ndjeshme prej 29.4% në raport me janarin.

Ndërkohë, në anën tjetër, është vërejtur rritje e ndarjeve. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 135 shkurorëzime, që paraqet një rritje prej 53.4% krahasuar me muajin janar 2026. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë