Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të organizojë të shtunën, më 12 shtator, “Marshin për Liri” në Prishtinë, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Marshi nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët presin pjesëmarrje të gjerë qytetare.
Në kuadër të programit do të performojnë këngëtarët e njohur Shkurte Fejza dhe Arif Vladi, me repertorin e tyre të këngëve patriotike dhe të lidhura me luftën për liri.
Aktiviteti mbahet katër ditë para 16 shtatorit, datës kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Organizatorët kanë thënë se marshi synon të përcjellë mesazhe për drejtësi, dinjitet dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.