Të mërkurën në mëngjes Shkupi ka qenë kryeqyteti më i ftohtë ballkanik me minus 18 gradë Celsius, i ndjekur nga Sarajeva me minus 17 gradë Celsius.
Mot tejet i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.
Mëngjesin e sotëm në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë temperatura regjistroi minus 13 gradë Celsius, në Beograd minus 10, ndërsa më e ngrohtë ishte Podgorica me minus 6,0 gradë Celsius, kurse më e ngrohta ishte Tirana me minus 4 gradë Celsius.
Temperaturat më të ulëta u shënuan në Pragë me minus 16 gradë Celsius, në Varshavë dhe Bratislavë ishte minus 14 gradë Celsius, në Vjenë minus 12, kurse në Budapest minus 10 gradë Celsius. /gazetametro.net.