Shkumbin Demolli një muaj më parë u bë emër i njohur për publikun pasi që i hyri garës për deputet, transmeton Gazeta Metro.
Demolli synonte bëhej deputet nga radhët e PEK’ut, që drejtohet nga Milam Zeka, por ai u largua nga lista pikërisht nga ky i fundit.
Pas kësaj ai ndërroi partinë duke iu bashkuar Nismës, por as aty nuk gjeti vend dhe ndërroi edhe një herë subjektin që e përkrah.
Deri më tani kur janë numëruar mbi 85% të votave, PEK’u ka pak përmbi 900 vota. Kështu kjo parti nuk pritet të kalojë as pragun zgjedhor dhe ka vetëm 0.14% të të gjitha votave.
Demolli ka thënë se populli e ka ndëshkuar Milaim Zekën për shkak të padrejtësisë që i bëri duke e përjashtuar nga lista zgjedhore.
“Për shkak të padrejtësisë ndaj meje, populli e ka ndëshkuar”, ka thënë ai../gazetametro.net