Në qytetin e Elbasanit lumi i Mirakës frekuentohet nga pushues te ndryshëm të cilët kalojnë disa orë të nxehta të verës ne freskinë e ujit dhe pyjeve që e rrethojnë.
Lumi i Mirakes gjithashtu frekuentohet dhe nga shumë peshkatarë të ndryshëm të cilët aty gjejnë kënaqësinë dhe argëtimin duke kapur peshq të llojeve të ndryshëm.
Por dje në orët e para të mëngjesit ata kanë parë të pa imagjinueshmen, sepse përpara këmbëve të tyre u shfaq një kafshë e ngordhur, ose më saktë një kalë i cili tërhiqesh në rrembesa e ujit.
Ata më pas janë tmerruar dhe larguar të habitur nga kjo ngjarje.