Loading…

Shkroi gabimisht adresën në navigacion, voziti 500 kilometra në drejtimin e gabuar

  • 09/09/2021 | 11:07

Shkroi gabimisht adresën në navigacion, voziti 500 kilometra në drejtimin e gabuar

Një burrë 92-vjeç, kishte dashur ta shoh mbesën para fillimit të vitit të ri shkollor, por aventura e tij nuk përfundoi siç e kishte planifikuar.


Burri nga qyteti gjerman Bad Hersfeld, dëshironte me çdo kusht ta vizitojë mbesën në ditën e saj të parë në shkollë, transmeton Telegrafi.

Para se të niste rrugëtimin u pajis me sistem navigimi dhe vendosi në të adresën. Megjithatë, doli se adresa kishte qenë gabim, kështu në vend se të shkonte te mbesa – arriti krejt diku tjetër.

Në vend se të nisej drejt jugut, u nis për në veri – dhe përfundoi 500 kilometra larg, në brigjet e detit Baltik.

Në veturë i shpërtheu edhe goma dhe u ndal në një motel në afërsi të Rostokut. Ndërkohë, djali i tij u nis për ta kërkuar – duke e informuar edhe policinë.

Por ishte pronarja e motelit që e qetësoi, dhe i telefonoi të birit të saj për t’i treguar se babai i tij po pushonte në një dhomë.

Të nesërmen shkoi për ta marrë babanë dhe për fat të mirë kjo aventurë pati një fund të lumtur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë