Ngitja e temepraturave dhe shkrirja e borës ka bërë që të ketë vërshime në disa pjesë të vendit.
Pas shkrijes së borës, magjistralja Ferizaj-Prishtinë, është vërshuar nga uji, duke u bërë e pakalueshme në dy korsi, për gjatë një pjese të saj, në afërsi të Prishtinës.
Në videon që ka siguruar gazetametro.net, shihet se si kjo pjesë e rrugës është shndrruar në një lum. /gazetametro.net