Në New York u ther shkrimtari i famshëm në skenë nga një sulmues para se të niste një ligjëratë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve The Associated Press, autori Salman Rushdie u sulmua në skenë nga një person me thikë që e ka goditur disa herë para se ta ndalnin.
Shkrimtari i njohur ishte kërcënuar me vdekje nga regjimi fanatik islamik i Iranit para 33 vitesh kur ishte botuar libri i tij Vargjet Satanike.
Lideri iranian kishte lëshuar një Fatwa ku e dënonte me vdekje atë për librin dhe shpërblente atë që e vriste me milion dollarë.
Ky veprim terrorist i Iranit ishte dënuar nga botaa demokratike dhe Rushdie u mbrojt nga autoritetet për një kohë.
Autori 75 vjeç raportohet të jetë transportuar nga ambulanca për në spital./gazetametro.net
Just witnessed the horrific assassination attempt on #SalmanRushdie‘s life. He was stabbed multiple times before attacker was subdued by security. Some intrepid members of audience went on stage. What courage will be expected of us next to defend even the smallest freedoms?
— Carl LeVan (@Dev4Security) August 12, 2022