Loading…

Shkrimtari britanik kundër vendimit skandaloz për ndarjen e çmimit Nobel

  • 10/10/2019 | 21:06

Shkrimtari britanik kundër vendimit skandaloz për ndarjen e çmimit Nobel

Ndarja e çmimit Nobel nxiti reagime të shumta, nga kritikë të njohur, edhe përfaqësues nga politika kosovare, duke e parë si diçka jo të duhur përzgjedhjen e fituesit, I cili del të jetë përkrahës I madh I Slobodan Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.


Një ndër reagimet e para që erdhi pas kësaj ngjarje ishte ai I Vlora Çitakut, ambasdores nga Kosova në Amerikë. Ajo e quajti këtë vendim të padrejtë dhe një goditje të rëndë dhe vendim të turpshëm nga ana e gjyqtarëve.

Ky reeagim u përcoll nga të tjerët të cilët ndanë të njëjtin mendim me Çitakun.

Por një nga njerëzit që gjithashtu përkrahu mendimin e Çitakut ishte edhe shkrimtari britanik nga India Salman Rushdie. Ky shkrimtar britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letersisë bashkëkohore. Rushdie u bë i famshem në vitin 1989, me librin e tij “Vargjet satanike”  në të cilën u akuzua për blasfemi, dhe u vendos që të dënohej me vdekje.

Në rrjetin social Tëitter Çitaku iu drejtua Rushdie i cili ishte gjithashtu i nominuar për Nobel, duke i thënë se ‘’Besoj që i keni lexuar lajmet e fundit për fituesin e çmimit Nobel për literaturë. Unë jam e shokuar. Kjo është një goditje për të gjithë viktimat e regjimit të Milosevicit.

Ndërsa shkrimtari reagoi duke thënë se: Unë kam shkruar për sjelljet jo të duhura të Handke.Pajtohem me ty.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë