Loading…

Shkrim autorial i Oliver Ivanovic: Duhet të mbroj interesin kombëtar nga Serbia zyrtare

  • 18/01/2018 | 21:36

Shkrim autorial i Oliver Ivanovic: Duhet të mbroj interesin kombëtar nga Serbia zyrtare

Në një artikull shkrim autorial që Oliver Ivanovic kishte botuar në mediat serbe, politikani serb kishte ekspozuar arrogancën e autoriteteve të Beogradit në trajtimin e serbëve në Kosovë, lojërat për zgjedhjet,  dhe shpjegon se si “beteja për Listën Serb kishte mbaruar, ndërsa për të dhe serbët sapo po fillonte “, transmeton GazetaMetro.net


Ai e pranon se shteti serb i përdor resurset shtetërore, para-politike dhe ato kriminale, me qëllim që të fitonte Lista Serbe në zgjedhje.

Ivanovic tregon se si i ishin gëzuar drejtuesit shtetëror humbjes së tij në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.

“Ende jam gjallë – po lëviz, marr frymë dhe vazhdoj betejën”, shkruan Ivanovic, disa muaj para se të vritej në Mitrovicën e veriut.

Shkrimi i plotë i ish kandidatit për Kryetar të Mitrovicës së Veriut:

Unë jam ende gjallë – po Serbia?

Po të kisha zgjedhur vetëm betejat që fitohen, ndoshta nuk do të merresha kurrë me politikë. Nëse në këto beteja mbroja vetëm interesat personale, me siguri se sot do të festoja, por ata do të festonin fitoren 10-0 në krah timin.

Kur kam shpallur kandidaturën time, e dija, që kam mjaftueshëm njohuri dhe përvojë dhe se për shkaqe të pakuptueshme do të kisha përballë krejt Qeverinë e Serbisë, të gjitha resurset e shtetit, të gjithë resurset e para-politikës së shtetit dhe në fund krejt “resurset e zeza”, të shfaqura me njerëzit e dyshimtë dhe kriminelët që ditëve të fundit vërshuan në Mitrovicë, e jam i sigurt se këtu nuk kanë ardhur si turistë apo udhëtarë.

Në të njëjtën kohë unë e dija se – e përsëris edhe pse unë nuk më pëlqen – Qeveria dhe burimet shtetërore, para-shtetërore dhe e veçanërisht ‘resurset e zeza’ , do të jenë në anën e listës kukull, figurave që nuk guxojnë të lëvizin shumë nga shefat e tyre, aq të aftë, sa që nuk guxojnë as të festojnë fitoren e famshme 10-0,  por këtë duhet ta bëjnë dikush tjetër nëpërmjet telefonit në emër të tyre.

Po pse i hyra kësaj beteje? Sepse, që nga dita e parë e aktivitetit tim – nuk udhëhiqem nga privilegjet që mund të i arrijë, por nga obligimet të cilave një njeri i ndershëm nuk mund të  shmanget.

Kështu edhe tani e ka konsideruar se është obligim të mbroj qytetarët, fqinjtë, miqt, Mitrovicën, e nëse doni edhe interesat kombëtare serbe – është trishtuese, por nuk është hera e parë që më duhet të mbroj interesin kombëtar serb nga Serbia zyrtare. Një absurditet që është bërë rregull.

Kam dëgjuar se në disa kancelari në Beograd, prej ku drejtohen marionetat-kukulla, është hapur shampanja, sepse ja, dështoi Oliveri.

Nuk dështova, lajm i gabuar. Sepse për ta zgjedhjet kanë mbaruar të dielën, ndërsa për mua këto zgjedhje zgjasin tërë jetën. Nga Mitrovica do të tërhiqen edhe resurset shtetërore, edhe ata para-shtetërore, edhe resurset e zeza – do të largohen edhe “turistët” me kokë të rruar – do të mbetet Oliveri. Do të mbesin serbët të cilët duhet të jetojnë këtu, gjë që nuk i prekë shumë ata në ato kancelari, por më prekë mua.

Ende jam gjallë – po lëviz, marr frymë dhe vazhdoj betejën. Është e vërtetë, nuk e kam atë karrige – por ajo për mua do të ishte mjet për të luftuar për ata serbë, dhe këtu vetëm do të fillonte tregimi, ndërsa për ata ishte qëllimi dhe këtu u përfundon tregimi. A janë gjallë ata që nuk kanë më as qëndrim të tyre, as emër, as të drejtë për të vepruar, madje as të drejtë të festojnë në emër të tyre, por falë kësaj e kanë karrigen?

Dhe në fund, a është gjallë Serbia, derisa për Serbinë në Kosovë vendosin të tillët, kurse ata nga kancelaritë me shampanjë i përkrahin?

Nuk dua dhe nuk guxoj të humb forcën, për asnjë sekondë – sepse është obligim i imi të zgjoj Serbinë, kurse zgjedhja e tyre është të e qesin në gjumë. Ngrihu Serbi, ka kohë që ke fjetur, ke mbetur në errësirë … /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë