Loading…

‘Shkon Lumezi, vjen Elezi’: Kurti shkruan për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, i përmend cilësitë që ai duhet t’i ketë

  • 18/03/2022 | 09:15

‘Shkon Lumezi, vjen Elezi’: Kurti shkruan për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, i përmend cilësitë që ai duhet t’i ketë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për procesin e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, që nis sot. Ai ka thënë se procesi në fjalë është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, shkruan Gazeta Metro.


Kurti tha se Kosova ka nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional.

Sipas tij, i njëjti dhet të jetë i guximshëm, punëtor e energjik.

“Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit nuk e ka përmendur më që prej ardhjes në pushtet prokurorin që kishte ikur në Amerikë, Elez Blakajn.

Këtë të fundit, tani i pari i Qeverisë, dikur kryeopozitar, e shihte si personin ideal për pozitën e të parit në Prokurori.

Madje në lidhje me këtë kishte shpikur edhe disa rima: Shkon Lumezi, vjen Elezi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë