Loading…

‘Shkon huq’ gatishmëria e Listës Serbe, Vetëvendosje tërhiqet nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë

  • 13/11/2018 | 20:04

‘Shkon huq’ gatishmëria e Listës Serbe, Vetëvendosje tërhiqet nga mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Pavarësisht se Lista Serbe ka ofruar dhjetë vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, as kjo për momentin nuk po i kryen punë opozitës.


Lidhja Demokratike e Kosovës thoshte se i duhen edhe 3-4 vota për ta rrëzuar Qeverinë, por me shprehjen e gatishmërisë të Listës Serbe të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, partitë opozitare janë tërhequr.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta përkrahin rrëzimin e qeverisë me votat e Listës Serbe.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bashkëpunuar me Listën Serbe as kur është formuar kjo qeveri, e nuk bashkëpunon as për të rrëzuar këtë qeveri”, thotë Rexhep Selimi, raporton RTV Dukagjini.

Partia Socialdemokrate dhe Alternativa nuk kanë ende qëndrime zyrtare për këtë temë, por thonë se shumë shpejtë do t’i mbajnë mbledhjet e partive dhe do të vendosin nëse do t’i bashkohen LDK-së dhe Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë.

Ndryshe mendon kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili thotë se është i gatshëm të shkurtoi mandatin e kësaj qeverie edhe me votat e Listës Serbe.

Këtë tërheqje të opozitës, Rasim Alija nga D4D, e sheh si të arsyeshme, pasi siç thotë ai, rrëzimi i qeverisë me votat e listës serbe dhe arsyeja pse kjo e fundit po e përkrah mocionin, do të përçonte një mesazh të keq tek publiku.

“Në rastin ku jemi, mekanizmi i vetëm i partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë, janë votat e Listës Serbe. Por, subjektet e shohin që mesazhi i përçuar tek elektorati i tyre është jo i mirë, në kuptimin që votat e Listës Serbe vijnë pikërisht pas vendosjes së taksës për produktet serbe”, deklaroi Rasim Alija nga organizata “D4D”.

Për shkak të taksës prej 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia, Lista Serbe ka  ofruar dhjetë votat e saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë