Loading…

Shkollat që s’kanë as shkumësa

  • 17/12/2016 | 08:32

Shkollat që s’kanë as shkumësa

Sindikata e Arsimit kërkon nga Qeveria e Kosovës që deklaratat e vazhdueshme se arsimin e ka prioritet, t’i kthejë në angazhime konkrete.


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar mobilizim të të gjitha institucioneve për të përmirësuar rezultatet e testit PISA. Kjo Sindikatë ka kërkuar investime konkrete nga Qeveria në arsim dhe jo vetëm premtime. Madje, krerët e kësaj Sindikate kanë bërë të ditur se ka shkolla ku u mungojnë dhe shkumësat.

SBASHK-u apelon në përgjithësi tek shoqëria kosovare të mos hidhet faji vetëm tek mësimdhënësit.  “Institucionet arsimore qendrore e lokale bashkë me gjithë të tjerët që janë të lidhur me këtë sektor të rëndësishëm nuk duhet të humbin kohë duke bërë me gisht e duke shpallur fajtorin pa bërë një analizë të tërësishme, si dhe për të parë pse ndodhi kështu dhe cilat janë shkaqet dhe lëshimet që ndikuan në një rezultat të tillë”, ka thënë për “Zërin” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Megjithëkëtë, SBASHK-u u është drejtuar të gjithë mësimdhënësve që të shtojnë angazhimet në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë. “I njoftojmë mësimdhënësit e Kosovës se SBASHK-u si zë i tyre do të bëjë një studim lidhur me rezultatet e PISA-s për të parë se cilat ishin ngecjet eventuale tonat, në mënyrë që ato me angazhime të shtuara t’i tejkalojmë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë