Loading…

Shkoj si refugjat, tani është pjesë e ushtrisë amerikane

  • 21/07/2019 | 22:02

Shkoj si refugjat, tani është pjesë e ushtrisë amerikane

Periudha e luftës në Kosovë, ashtu sikurse për të gjithë shqiptarët, e vështirë ka qenë edhe për Arbnor Shalën, nga fshati Shkabaj i Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


 Në moshën 5-vjeçare, Arbnori së bashku me familjen, nga kampi i refugjatëve në Maqedoni, vendoset në Amerikë.

Ani pse e la vendin në luftë, ai kurrë nuk e harroi atë. Kështu, ai vazhdoi studimet në Amerikë, për t’i realizuar qëllimet jetësore.

Shala ka përfunduar Fakultetin e Kriminalistikës, për t’u bërë pastaj pjesë e Ushtrisë Amerikane për Mbrojtjen e Ujërave.

Ai arriti të bëhet pjesë e kësaj force si shqiptar i vetëm, në mesin e 41 mijë ushtarëve të tjerë. Në kohën sa po avancohej në këtë fushë, Shala ka kaluar nëpër shumë vështirësi.

Ndër to është edhe aksioni për kapjen e një nëndetëseje të huaj, që përmes ujit po transportonte në mënyrë ilegale mbi 7 mijë kg kokainë, në vlerë të 569 milionë dollarëve.

25-vjeçari, që së shpejti do të ngrihet në shkallën e 5-të të ushtrisë, synon që në të ardhmen të bëhet epror në kuadër të kësaj ushtrie/ktv/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë