Golfi është i mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin. Por nuk është aq i mirë për ata që nuk iu pëlqen të shohin gjarpërinjtë gjigant tek hanë kafshë të egra.
Një raund rutinë golfi u ndërpre në mënyrë të vrazhdë fundjavën e kaluar, kur një piton gjigand pa një kangur të vogël dhe vendosi ta hante sepse ishte i uritur, transmeton gazeta Metro.
Robert Willemse ishte duke luajtur golf në Queensland, Australi, kur dëgjoi një zhurmë, pastaj e vërejti një piton katër metersh tek po hante drekë aty pranë.
Ai shkoi për ta shikuar atë nga afër dhe tha se pitoni e kishte mbërthyer kangurin dhe po e gëlltitke atë./gazetametro.net