Loading…

Shkodran Osmanaj, pjesë e ‘Berlin Opera Academy 2019’

  • 04/04/2019 | 14:54

Shkodran Osmanaj, pjesë e ‘Berlin Opera Academy 2019’

Kontrabasisti nga Kosova Shkodran Osmanaj, pas audicionit të suksesshëm do të  jetë pjesë e orkestrës kamertale të Operës së Berlinit për 2 produksionet : “Die Zauberflöte” dhe “Le nozze di Figaro” apo siç njihen shqip “Flauti magjik” dhe “Dasma e Figaros”.


Këto dy produksione do të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në Berlin. Gjatë këtyre ditëve, Osmanaj do të ketë mundësi të bashkëpunoj me dirigjent operistik, të bëjë përgatitje për audicione me instrumentist nga orkestrat e mirënjohura të Berlinit, masterklasa për muzikë kamertale etj,  përcjellë KultPlus.

Shkodran Osmanaj është kontrabasist nga Prishtina i cili hapat e parë orkestral i mori në Filharmoninë e Kosovës , të cilën thotë se e falënderon shumë, e në veçanti drejtorin e saj Baki Jasharin për mundësinë e dhënë.

Pas mbarimit të sudimeve Bachelor me profesorin Fraim Gashi, ai është duke i vazhduar studimet master në Bernë të Zvicrës, me profesorin e mirënjohur Ruslan Lutsyk. Së shpejti Shkodrani do të debutoj edhe me “Camerata Bern”, një nga orkestrat më të njohura kamertale ku në të bëjnë pjesë muzikantë me famë botërore si Patricia Kopatchinskaja , Anntje Weithaas etj.

Osmanaj ishte po ashtu fitues i Grant Basses Award, në Pragë të Çekisë,
çmim ky i cili iu dha nga juria e Bass Europe

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë