Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës, hap dyert për ekspozitën e figurës më përfaqësuese të artit shqiptar të fundit të shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX.
Nisur nga një kërkim i fundit në arkivën e Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, artisti Adrian Paci vjen si kurator i një ekspozite e cila vendos përballë një seri fotografike të Kolë Idromenos me pikturën e tij të mirënjohur “Dy Rrugët”. Pjesë e kësaj ekspozite do të jenë edhe disa punime në pikturë të Idromenos, të paekspozuara më parë: “Shën Pjetri e Shën Pali me katër ungjilltarët” si dhe ” Betimi i rremë”.
Ekspozita hapet sot me 26 janar, ditë e enjte në ora 17:45 në Muzeut Marubit, në qyetin e Shkodrës në Shqipëri, dhe do të jetë e hapur deri me 30 mars të vitit të ardhshëm. /gazetametro.net