Italia dhe gjithë bota kanë qenë gjithmonë të prekura nga aktivitetet mafioze. Ekspozita ‘Gang City’ që po mbahet në Venecia mëton të dokumentojë efektet e krimit të organizuar në jetën e përditshme të banorëve në pjesët periferike të qyteteve të mëdha.
Që nga trafikantët e drogës në Napoli e deri te të burgosurit në Brazil, ekspozita me 80 fotografi vë në pah lidhjen mes dhunës dhe shkatërrimi të jetëve të pafajshme.
Në 30 vitet e fundit, fotografja Donna de Cesare ka dokumentuar efektet e luftës dhe dhunës së bandave në njerëzit e Amerikës Qendrore dhe refugjatëve në Shtetet e Bashkuara. Në këtë fotografi, një vajzë 3-vjeçare mban në duar një pëllumb të cilin e ka pagëzuar me emrin Esperanza (Shpresë). Xhaxhai i saj, i cili përkujdeset për familjen, mbeti i paaftë për të ecur pas një sulmi nga bandat në Los Angeles.
Fotoja tregon një bandë në shtetin e El Salvadorit gjatë rekrutimit të një anëtari të ri 15 vjeçar.
Për shumë vite klanet rivale me mafian Camorra kanë luftuar për kontroll të regjioneve të ndryshme të vendit. Ata që nuk kanë lidhje me tregtinë e drogës e kanë pësuar më së shumti.
Burgjet në Brail konsiderohen ndër vendet më të rrezikshme në botë. Në foto është një i burgosur në një nga qendrat që menaxhohen nga stafi civil dhe vullnetarët.
Fotografi që ka fituar shumë çmime Francesco Coti ka portretizuar Shqipërinë nga rënia e komunizmit gjatë viteve të 90-ta dhe krimit që lulëzoi në një vend të varfër. Në foto një burrë mban një sasi parash në qytetin e Shkodrës.
Në foto paraqitet një e burgosur femër në njërin nga burgjet e dedikuar për të burgosura të gjinisë femërorë në Itali.
Fotografi Valerio Polici ka ndjekur aktivitetin e artistëve të grafitit në Angli dhe Argjentinë.
Në vitin 1991, Walter Leonardi fotografoi bandat në lindje të qytetit të Los Angeles-it, të njohura si Alpet Meksikane.
Sipas policisë së Los Angeles-it, në qytet operojnë deri në 450 banda kriminale me rreth 45 mijë anëtarë. Fotoja e bërë në vitin 1992 pasqyron gjendjen në qytetin e lodhur nga krimi.
Fotografia e bërë më 1986 paraqet fëmijë që pozojnë me armë në Palermo të Italisë. Sicilia është një prej rajoneve ku bandat janë më së shumti aktive. /gazetametro.net