Loading…

Shkencëtarët japin shpresë për personat e verbër, bëjnë zbulimin e rëndësishëm

  • 16/08/2022 | 16:56

Shkencëtarët japin shpresë për personat e verbër, bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Një implant korneal, i krijuar nga lëkura e derrit, ka rikthyer me sukses shikimin tek 20 persona të verbër ose me shikim të dëmtuar, si pjesë e një prove premtuese. Implanti është bërë nga proteina e kolagjenit, dhe i ngjan kornesë së njeriut, pjesa transparente e syrit që mbulon irisin dhe bebëzën.


Shkencëtarët në Universitetin Linkoping dhe dhe LinkoCare Life Sciences AB kanë zhvilluar implantin si një alternativë ndaj kornesë së dhuruar njerëzore, si dhe një operacion më pak invaziv për implantim. Shkencëtarët besojnë se kjo do të sjellë shpresë për personat që kanë probleme me shikimin.

Mehrdad Rafat, që qëndron pas implanteve, tha: “Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të siguruar që shpikja jonë do të jetë gjerësisht e disponueshme dhe e përballueshme nga të gjithë dhe jo vetëm nga të pasurit. Kjo është arsyeja pse kjo teknologji mund të përdoret në të gjitha pjesët e botës.”

Në një studim, të publikuar në Nature Biotechnology, studiuesit përshkruajnë se si krijuan kornenë duke përdorur molekulat e kolagjenit nga lëkura e derrit.Materiali është ekonomikisht i qëndrueshëm dhe lehtësisht i aksesueshëm në të gjithë botën pasi është nënprodukt i industrisë ushqimore.

Studiuesit fillimisht stabilizuan molekulat e lirshme të kolagjenit për të krijuar një material të fortë që mund të përballonte zbatimin në sy. Gjithashtu shpjegohet se si implanti i ri mund ta bëjë operacionin e kornesë së re më pak invazive.

Procedura standarde është heqja kirurgjikale e kornesë së dëmtuar të pacientit përpara se e reja të vendoset në vend. Megjithatë, vendosja e kornesë së bio-inxhinieruar nuk kërkon heqjen e indeve të pacientit dhe nuk nevojiten qepje.

Profesor Neil Lagali shpjegoi: ‘Në vend të kësaj, bëhet një prerje e vogël, përmes së cilës implanti futet në kornenë ekzistuese. Kjo mund të bëhet ose me një lazer të avancuar ose me dorë me instrumente të thjeshta kirurgjikale, siç është testuar në të kaluarën te derrat.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë