Sot gjatë ditës ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes policisë kufitare greke dhe një trafikanti të drogës, në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë, përkatësisht në fshatin Lia, shkruan sarandaweb.
Derisa policia greke po kryente një kontroll rutinë, gjeti pesë çanta me bimë narkotike të llojit marihuanë. Por, policia hasi në rezistencë gjatë konfiskimit pasi një person që kishte për detyrë të ruante sasinë në fjalë hapi zjarr ndaj forcave kufitare greke dhe iku në drejtim të territorit shqiptar.
Në vendngjarje kanë dalur forca të shumta të policisë dhe të rojeve kufitare greke. /gazetametro.net