Loading…

Shkëlzen Maliqi: LDK dhe VV e kanë vëmendjen te pushteti dhe paratë, do ta flijojnë këtë Ministri

  • 12/12/2019 | 23:03

Shkëlzen Maliqi: LDK dhe VV e kanë vëmendjen te pushteti dhe paratë, do ta flijojnë këtë Ministri

Analisti i njohur politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se LDK dhe VV do ta ‘flijojnë’ Ministrinë e Kulturës duke ua dhënë minoriteteve, pasi që vëmendja e tyre është tek ato ku ka më shumë pushtet dhe paratë, shkruan Gazeta Metro.


Këto deklarata, Maliqi i ka bërë në Zona e Debatit, ku ka thënë se Kultura asnjëherë s’ka qenë prioritet.

“Kultura gjithë kohën ka qenë e neglizhuar dhe s’ka qenë prioritet. Të gjithë ministrat kanë qenë të dobët apo të dorës së dytë. Edhe kur kanë qenë disa që kanë pasë ambicie s’kanë pasë mundësi veprimi me buxhetin që e kanë pasë. Tash pa dhimbje e kanë dorëzuar”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se për Ministritë tjera, interesi është më i madh, pasi që ka më shumë pushtet dhe para.

“Nëse ata kanë vendosur që me shumë artificialitet të reduktojnë qeverinë vetëm me 12 ministri atëherë kultura ka qenë ajo që flijohet. Për këto ministritë tjera është interesi më i madh. Ka më shumë pare dhe më shumë pushtet. Dhe kjo ministri është dytësore”, ka thënë Maliqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë