Loading…

Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës, 36 pesona në pranga

  • 19/01/2017 | 11:32

Shkatërrohet organizata shqiptare e kokainës, 36 pesona në pranga

Autoritetet në Perugia të Italisë kanë goditur një bandë shqiptarësh të trafikut të kokainës.


Plot 36 persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në një super operacion të zhvilluar nga skuadra lëvizëse e Perugias, e drejtuar nga Marco Chiacchiera, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve kishte një xhiro të madhe kokaine, aq sa janë sekuestruar kilogramë të tëra dhe miliona euro.

Gjithçka mësohet se nisi pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine, raporton Syri.net, transmeton gazetametro.net.

Pas kësaj, autoritetet fqinje nisën hetimet që çuan në zbulimin e një rrjeti të strukturuar kriminal të shpërndarjes së kokainës.

Droga dhe paratë, sipas mediave italiane, fshiheshin nëntokë.  /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë