Loading…

Shkatërrohet organizata e drogës Shqipëri-Greqi

  • 20/12/2016 | 17:26

Shkatërrohet organizata e drogës Shqipëri-Greqi

 Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi është goditur nga policia greke.


Dhjetë persona janë arrestuar, 9 prej të cilëve janë shqiptarë dhe 1 grek. Hetimi u krye nga policia e Athinës në bashkëpunim me policinë e Janinës, pas kapjes së një 41-vjeçari shqiptar më 28 nëntor duke trafikuar 133 kg kanabis.

Gjatë operacionit anti-drogë, autoritetet greke sekuestruan 173 kg hashash, 349 gr kokainë, 77.655 Euro, 435 Dollarë, 5 makina si dhe fishekë e celularë.

Sipas strukturës së kësaj organizate, çdo anëtar i kishte rolet të specifikuara, duke filluar nga transporti i drogës, fshehjes e magazinimit dhe më pas trafikimit. Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar 113 raste trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike të kryera nga kjo organizatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë