Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, shkruan Gazeta Metro.
Kjo është konfirmuar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ky ka qenë vendim i kryesisë, pas mbledhjes që filloi në orën 18:00.
“Me vendim të kryesisë, kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK është Ekrem Hyseni. Kryesia e LDK-së i ka kaluar të gjitha kompetencat e degës dhe shtabit zgjedhor dhe të garës në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuajse në secilën komunë. Kjo me qëllim të reformimit edhe të degëve. Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetar të komuëns së Podujevës, nuk ka të bëjë me individ”, ka thënë ai.
Kujtojmë, që Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka prezantuar kandidatët për kryetar komunash nga kjo parti, ku shumica janë emra të njohur dhe që janë aktualisht në krye të komunave./gazetametro.net