Loading…

Shkak edhe Kosova: Pse Perëndimi nuk e mbështet opozitën serbe

  • 04/04/2019 | 08:42

Shkak edhe Kosova: Pse Perëndimi nuk e mbështet opozitën serbe

“Ka shumë arsye pse opozita (serbe) nuk e fiton mbështetjen e Perëndimit. Një prej tyre është se Perëndimi ende llogarit në (kryetarin e Serbisë, Aleksandar ) Vucicin se do t’ua jep ndonjë rezultat në bisedime me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Këtë vlerësim për Radion Evropa e Lirë (REL) e ka dhënë Eric Gordy, profesor në Kolegjin universitar në Londër dhe ekspert për Evropën Juglindore.

“Kur është në pyetje Kosova – jo vetëm Kosova, por edhe Bosnjë-Hercegovina – në disa çaste vërtet shihet se opozita është edhe më nacionaliste se pushteti aktual dhe prandaj pse dikush i cili do stabilitet në regjion ta mbështesë këtë opozitë”, ka thënë Gordy.

Lidhja opozitare për Serbinë tash e gati katër muaj proteston në disa dhjetra qytete të Serbisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic e bartësve tjerë të pushtetit për shkak të, siç thonë, dhunës mbi kundërshtarët, presionet mbi institucionet e mediet. Shumica e deputetëve opozitarë po ashtu bojkotojnë punën e parlamentit.

Regjioni i Ballkanit Perëndimor po shkon drejt destabilizimit, vlerëson Zijad Becirovic, drejtor i Institutit ndërkombëtar të Lubjanës për studime ballkanike thotë se kjo opozitë serbe s’mund të jetë alternativë për askë.

“Në konstelacionin e raportve serbe, opozita, të cilën e sombolizojnë Bosko Obradovic, Vuk Jeremic e Dragan Djilas, nuk mund të jetë opozitë askund dhe e askujt. Është e njohur se çfarë është Bosko Obradovic, lëvizja ‘Dveri’ – është fjala për një lëvizje ekstreme të djathtë, e cila në shumë aspekte mund të karakterizohet si profashiste, e dimë rrugën politike të Vuk Jeremicit dhe qëndrimet e tij të cilat janë shumë retrograde, ndërsa edhe hipotekën e pushtetit të deritanishëm të Dragan Djilasit dhe perandorisë së tij afariste”, ka thënë Becirovic, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë