Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, qeveria vendos t’i japë 12 milje ujëra territoriale Greqisë.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për diskutimet që po zhvillohen me Greqinë për të ndryshuar kufinjtë territorialë.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD, Berisha ka kërkuar që opozita të kërkoj shpjegime nga qeveria për këtë marrëveshje dhe të mos e mbështes atë nëse, pretendimet e ministrit grek Kotzias janë të vërteta shkruan panorama.
Qëndrimi i Berishës ka marrë mbështetjen e pjesës tjetër të grupit parlamentar të PD, të cilët pritet t’i kërkojnë shpjegime ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit për negociatat që po zhvillohen me Greqinë.
http://gazetametro.org/kerkohet-arrestimi-i-edi-rames-pas-marreveshjes-me-greqine/