Loading…

Bëni para duke shitur fotot tuaja online!

  • 05/11/2016 | 11:47

Bëni para duke shitur fotot tuaja online!

Fotografia është bërë biznes i madh kohët e fundit. Pronarët e faqeve të internetit dhe dizajnerët kanë nevojë për foto sa më kualitative që prodhimet e tyre të duken sa më bukur, ndërkohë që të gjithë duam të kemi fotografi sa më të bukura në shtëpitë tona. Prandaj, kërkesa e madhe ka krijuar edhe mundësi të mëdha për shitje.

Nëse bëni fotografi të mira dhe e keni ndërmend t’i shisni ato por nuk dini ku, ne i kemi listuar për ju disa nga webfaqet ku mund ta bëni këtë.

Fotolia.com

Në këtë website ju mund të merrni 20 deri në 63 përqind të parave nga shitja e fotove tuaja. Pagesa bëhet përmes shërbimeve si Moneybookers dhe PayPal.

Alamy.com

Pasi ta postoni foton tuaj në këtë faqe, përdoruesit nga e gjithë bota do të kenë mundësi ta shohin dhe ta blejnë atë. Kompania ju ofron 50 përqind të parave nga shitja e fotos.

Shutterstock.com

Shutterstock është një prej qendrave më të mëdha të shpërndarjes së fotografive në botë. Ajo ju ofron 20 deri 30 përqind nga çdo shitje. Pagesa bëhet në fund të muajit pasi të keni grumbulluar së paku 75 dollarë.

iStockPhoto.com

Kontribuesit e fotografive fitojnë nga 15 në 45 përqind nga secili shkarkim i fotove të vendosura në shitje.

Bigstockpoto.com

Këtu mund të fitoni deri në 30 përqind nga shkarkimet individuale. Pagesat bëhen një herë në javë në bazë të kërkesës pasi të keni grumbulluar së paku 30 dollarë.

Studiod.com

Kjo faqe ofron ekskluzivitet mbi fotot autoriale. Pagesa funksionon për mrekulli dy herë në javë dhe shuma vendoset sipas të ardhurave. Fotot duhet të jenë vetëm ekskluzive. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë