Një pasagjer i fluturimit Dubai-Tel Aviv të kompanisë ‘Fly Dubai’ ku u tentua grabitja dhe shembja e avionit nga një terrorist islamist bëri një mrekulli që rezultoi me shpëtimin e gjithë ekuipazhit, transmeton Gazeta Metro.
Pasagjeri izraelit që ndaloi një aeroplan nga zhytja e hundës 14,000 këmbë brenda një minute e bëri Kryeministrin Benjamin Netanyahu të qeshte pasi shpjegoi se ku e kishte mësuar.
Yaniv Hayoun, një nga pasagjerët që ndihmoi në neutralizimin e personit të dyshuar për tentativë rrëmbimi, tregoi se në momentin kritik kuptoi se askush nuk po kontrollonte siç duhej komandat e avionit.
Dhe ajo që bëri më pas, sipas rrëfimit të tij, mund të tingëllojë si skenë filmi, pasi që hidrauliku shpëtimtar u motivua fiks nga filmat dhe reagoi në formë të pazakontë.
I njëjti kishte parë episodet e serialit “Air Disasters”, i njohur edhe si “Mayday”, programi televiziv që trajton incidente dhe aksidente të aviacionit.
Hayoun tha se avioni po zhytej me shpejtësi dhe ai e kuptoi se nuk kishte njeri në kabinë që po merrej me dy komandat kryesore të fluturimit.
Nga seriali kishte mësuar se tërheqja e komandave prapa ngre hundën e avionit dhe ndihmon në rikthimin e tij në ngjitje.
Kështu që ndërhyri. Por për të arritur te komandat, Hayoun fillimisht duhej të përballej me një tjetër situatë kritike.
Në një intervistë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Hayoun tregoi se piloti i plagosur ndodhej shumë pranë derës së kabinës, çka e bënte të vështirë hapjen e saj.
“Piloti që u godit me thikë ishte thjesht shumë pranë derës, kështu që ishte e vështirë për ne ta hapnim”, tha Hayoun në videon e përkthyer të takimit.
Fatmirësisht, piloti arriti ta zhbllokonte derën para se të rrëzohej.
Piloti u identifikua më vonë si kapiteni Smit Machchhar, shtetas indian.
Në atë moment, Hayoun tha se u përball me personin e dyshuar për sulmin, e kapi në një kyçje rreth qafës dhe e tërhoqi larg kabinës.
Pastaj u kthye drejt komandave. Dhe avioni po zhytej.
“I tërhoqe komandat prapa? E dije?”- u shpreh Netanyah i befasuar me talentin e tij.
Hayoun iu përgjigj – “unë shikoj ‘Mayday’, zoti kryeministër.”, përderisa Netanyahu vendosi duart në fytyrë dhe nisi të qeshte.
Hayoun tregoi se e kishte kuptuar menjëherë se diçka nuk shkonte me mënyrën se si po drejtohej avioni. Ai tha se kishte parë personin tjetër në kabinë duke shtypur butona dhe duke goditur komandat e instrumentet. Sipas Hayoun, ai po përpiqej të shkatërronte instrumentet e fluturimit dhe ta çaktivizonte plotësisht avionin.
Ndërkohë, avioni nisi të stabilizohej. Dy pilotë të tjerë që ndodheshin jashtë detyrës arritën të hynin në kabinë dhe morën kontrollin e avionit, duke bërë të mundur vazhdimin e procedurave të emergjencës.
Rrëfimi i pazakontë u përmend më pas edhe nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp.
Sipas dëshmisë së Hayoun, situata ishte jashtëzakonisht kritike. Ai tha se personi i dyshuar për sulmin po godiste dhe dëmtonte instrumentet e fluturimit, ndërsa avioni po humbte me shpejtësi lartësi.
Në fund, avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite dhe pasagjerët shpëtuan. Piloti i plagosur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, derisa pasagjeri izraelit ndihmoi të shpëtoheshin 180 persona./gazetametro.net
“How did you know how to pull the controls?”
“I watch Mayday Mr. Prime Minster” @NatGeo send this guy a gift basket or something. pic.twitter.com/vomdhLwhSt
— Yael Bar tur (@yaelbt) September 30, 2026