Loading…

Shikoni si Ushtria e Izraelit vrau kryeterroristin e Brigadës së Martirëve al-Aqsa të martën

  • 10/08/2022 | 14:52

Shikoni si Ushtria e Izraelit vrau kryeterroristin e Brigadës së Martirëve al-Aqsa të martën

U publikuan pamjet e operacionit i rëndë në Nablus nga njësiti special Yamam i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit të martën në Nablus u publikuan pamjet ku u vra komandanti i terroristëve të Brigadës së Martirëve të al-Aqsa, Ibrahim Nabulsi, transmeton Gazeta Metro.


Manovra intensive nëpër një fushëbetejë urbane nën zjarr të rëndë, sipas pamjeve të rralla të luftimeve të kamerave në helmeta të komandove izraelite gjatë operacionit të arrestit të Ibrahim al-Nabulsi në kasabanë e Nablus në Bregun Perëndimor.

Kreu i Brigadës së Martirëve të al-Aqsa në Nablus, Ibrahim Nabulsi, u vra në një operacion të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të martën në qytetin në Bregun Perëndimor. Një person i dytë që ishte brenda shtëpisë së rrethuar është vrarë poashtu dhe raportohet se 30 persona të tjerë janë plagosur.

Forcat Speciale të Izraelit, njësiti anti-terror Yamam dhe njësiti i fshehtë Duvdevan, kishin hyrë në Nabuls herët në mëngjesin e të martës dhe e rrethuan shtëpinë e Nabulsi. Ai ishte në kërkim nga IDF me vite dhe thuhet se është përgjegjës për një numër të sulmeve në Bregun Perëndimor, përfshi caqe ushtarake në rajon.

Nabulsi kishte refuzuar të dorëzohej dhe forcat e sigurisë izraelite nisën sulmin ndaj duke përdorë edhe minë anti-tank ndaj shtëpisë ku ishte ngujuar.

Në një xhirim të shpërndarë në internet, një zë që thuhet se ishte Nabulsi, dëgjohet tek thotë “ju dua të gjithëve, unë tani do të vdes si martir. Iu kërkoj që kurrë të mos i lëshoni armët. E dua nënën time, lutuni për mua”.

Nabulsi ka udhëhequr grupin Brigada e Martirëve të al-Aqsa, krahu ushtarak i Fatah që kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme terroriste në Izrael përgjatë viteve. Së fundi, ata kanë pranuar se kanë kryer sulmin në mars të 2022, ku i vranë pesë civilë.

Nabulsi ishte një prej terroristëve të përfshirë në sulmin në Varrin e Jozefit në fund të qershorit, ku u vranë dy civilë dhe u plagos një oficer i IDF. Sulmi kishte ndodhur gjatë një vizite të rregullt të monumentit fetar hebraik.

Nabulsi ia kishte dalë disa herë më parë t’i ikte arrestit në të kaluarën, në shkurt të këtij viti ai besohej se ishte eliminuar nga forcat izraelit së bashku me tre anëtarë të celulës së ti, por më vonë u zbulua se ishte gjallë. Në korrik ai përsëri i kishte shpëtuar arrestit pas një aksioni ku u vranë dy anëtarët të tjerë të celulës së tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë