Videoja shqetësuese e publikuar nga Grupi për të drejtat e kafshëve (PETA) ku shihen pamjet ekrokodilëve të cilëve u rrjepjet lëkura për së gjalli në disa ferma në Vietnam.
Ky xhirim i fshehtë, i bërë në mars dhe prill të vitit 2016, tregon se si kafshët në një fermë vendosen në tavolinë para se t’u prihet koka. Më pas, një shufër çeliku u futet në shtyllë kurrizore për t’ua shkatërruar indin nervor.
Kjo praktikë aspak njerëzore njihet si “heqja e palcës” dhe ka për qëllim që t’i bëjë kafshët të palëvizshme, por në video shihet se krokodilët vazhdojnë të lëvizin edhe pse lëkura e tyre është e rrjepur raporton Daily Mail, transmeton gazetametro.net.
Sipas PETA-s, lëkurat e tyre më pas dërgohen në fabrika të lëkurës për t’u shndërruar në çanta, këpucë dhe ora.
MailOnline ka redaktuar videon për të hequr pamjet e rënda. /Gazetametro.net